Bylisi i shugatur

Ke pare ne televizion Bylisin Me siguri je krenuar dhe ke qeshur me vete gezueshem sepse ne shpirt ke ndier nje lloj ngadhenjimi te cuditshem qe as vete nuk e di se nga buron. Por kur shkon vete per nje mije e nje arsye te pakundershtueshme ne Bylis nuk di as vete se ku te shkon gjithe ajo mbushje dhe deshire qe se si te asfiksohet pernjehere. Le te jesh i shoqeruar nga kryetari i komunes Rrapo Hamitaj dhe Gjinua gruaja e tij le te jesh edhe mysafiri i tyre - nje miqesi e vjeter qe ze fill ne Luzaj dhe ne Belesove te Beratit kur ata njerez te mrekullueshem sherbenin si mesues te mire atyre viteve kur arsimi kishte nevoje te thadruar - le te jesh edhe i pasionuar pas qendrave te medha e te vogla arkeologjike le te kesh lexuar edhe librin e Neritan Cekes madje edhe le te drekosh ne lokalin qe sdihet pse e me curdher funksionon dhe jeteson brenda mureve te pambrojtura te Bylisit perseri emocioni i acarte behet shok me ty dhe ti pastaj merdhin. Mijera pyetje te shugatin ty sic kane shugatur edhe vete Bylisin.
Bylisi renkon.
Kush ka veshe per te degjuar e ndien renkimin e tij mijeravjecar. Thone se renkimi te lehteson. Ndoshta e lehteson nje plak ne pafuqine e tij te tendosur por pleqeria e Bylisit thinjat e tij nuk e pranojne kurrsesi renkimin. E megjithate ai renkon sepse nuk e duron dot peshen e mahisur te dheut nuk e duron dot qe edhe tabelat orientuese se si jane ndryshkur e vjetruar brenda nje stine vizitash dhe argetimesh nuk duron dot papastertite dhe qeskat qe fluturojne mbi kokat e njerezve e ndien nga afer rrezikun e zjarreve dhe te grabitjeve te gureve sepse i ka harruar edhe vete kuptimet e emrave te shkruar ne latinisht ne shume nga objektet e tij te cilesise me te larte.
Nga ana tjeter Bylisi renkon sepse pret qe lesa e tij e hekurt te jete e hapur dhe ai qe mund te jete ciceron te kete goje per te folur dhe jo te mos dije te lidhe dy fjale te jete si ai roja ekologjike i Syrit te Kalter ne Sarande qe di vetem tri fjale policore aq sa per te marre nje 200-lekesh te malulte e qe pastaj te dehet nga pija dhe patjeter nga suksesi ne pune qe do te thote ndryshe sa per ti mbushur xhepin shefit te tij ekologjik. Por Bylisi sigurisht nuk eshte Syri i Kalter vecse eshte nje Sy i tjeterfarte i branisur pas lartesise vizlluese qe veshtron poshte buze Vjoses fushen e bukur te Hekalit kodrat perreth detin Adriatik Sazanin Karaburunin qe ndjek ne dy anet luginen e Vjoses por edhe shkaterrimin qe sjell per tokat vershimi i Vjoses. Larg shume larg duket fusha e Hekalit nga Bylisi madje edhe burimi i Pocemit qe i mbush e i stermbush rezervuaret e ujesjellesve te fshatrave te cilet mjeranet nuk mbajne dot vecse sa per dy ore uje dite. Uji tjeter sigurisht shkon ne Vjose ose ne nje fabrike te vogel uji e fshehur diku pas Bylisit.
Megjithate Bylisi renkon.
Renkon sepse do dore dhe jo afishe as guida te faqosura bukur ca harta kruzmuese qe se si u fshihen syve te vizitoreve. Renkimi i tij perfshin edhe rrugen e re te Hekalit duke e hedhur veshtrimin poshte nga superstrada e re qe po ndertohet ne gryken e Vjoses ndricimi nga larg i se ciles konkurron me lebyrjen qe te shkakton pasqyrimi i ardhanget i lumit qe me ujin e tij aty me tej ku ndahet Mallakastra me Tepelenen do te jape energji elektrike. Dhe ky eshte Kalivaci. Por e nisem me rrugen e re te Bylisit Hekalit. E planifikuar si rruge moderne e shkruar te mbyllet ne mars 2011 por qe me ritmet e punimeve duket se mund te shkoje shume me larg. Ta zeme se rruga mbaron ne afat a eshte e sigurt qe qendra arkeologjike e Bylisit te prese vizitore qofte edhe te huaj dite per dite Sepse Bylisi eshte nje nga qendrat me te medha te kultures se mirefillte ilire. Pa nje drejtor. Pa nje ciceron. Pa nje infrastrukture te thjeshte. Si do te mundet valle ky muze i hapur qe tu flase njerezve vizitoreve turisteve Libri arkeologjik si nje guide madheshtore i Bylisit eshte ku e ku me i hasharte sesa vete gjendja e Bylisit i rrethuar me xana e ferra pale shkurret e tjera me nje restorant shtepi-roje qe sogjeton e kollitet perdite mu ne mes te Bylisit si nje Cerber i dengellosur Ketu cdo gur flet cdo pirg dheu fsheh dicka ndonese eshte masakruar mizorisht nga traktoret e socializmit
Bylisi renkon.
Renkon sepse e sheh qe askush nuk e perfill me. Historise boll ma i ka dhene aq sa duhet shpirtin e tij jeten fotografite teatrin stadiumin mermeret statujat mozaiket baziliken buronjat varret shkrimet gjithcka. Cduan me teper nga ky qytet ilir i lashte qe nuk ishte edhe po te ishte xhanem koloni greke qe ndoshta perfaqeson me mire se kushdo tjeter historine e lashte ne trojet shqiptare Pse nuk e lene edhe me te qete ne vetmine e tij Mos valle do te ngrihet aty ndonje azil pleqsh per te qene nje zone e populluar ne nje vend aq piktoresk e panoramik sa nuk te besohet gjekundi O Zot o Bind i ujerave dhe pyjeve Cpritet me Eumlshte pak shume pak te thuash qe Bylisi renkon dhe vetem kaq ben. Qan dhe fsheh ne menyre tejet te kulturuar vetmine e tij te tmerrshme. Te pakten ta linin te fliste te molloiste jeten e tij te cuditshme... Po mire qe nuk kujtohet kush nga sarajet e MTKRS-se per ta pare e per tu kujdesur per te per tia gjetur semundjen e per ti dhene ca ilace nga ato qe i do dhe i kerkon me renkime ky qytet i lashte dhe gati i vetem ne llojin e tij ne vendet ku flitet shqip. Por renkimi i Bylisit sec ka nje deshire ti peshperije dicka ne vesh edhe atij qe ia gjeti gjurmen qe e tiposi ne liber Neritan Cekes sepse ai ne qeveri e di mire se ku pikon catia e di mire si profesionist e di mire edhe si mik i vjeter i Bylisit. Eumlshte ai qe mund tia shkule rrenjet cibanit modern te mbjelle ne mes te Bylisit. Cdo hotel restorant cdo mbjellje e cdo lloj shtepie qofte edhe mikpritese dhe e kendshme duhet lejuar te ndertohet jashte mureve te Bylisit Jashte
Se na gjeti si dikur ne Berat kur ne vitin 1991 u ndertua prane ures hipotetike atehere te varur mu ne prone te Rulajve nje ndertese perballe Xhamise se Beqarit dhe mu ne hunde te Mangalemit duke u shoqeruar me vone edhe me lokale e dyqane te tjera ne hapesiren Ku dridheshin qerret dhe pavaresisht betimit te atehershem demokratik ne nje grup shokesh se demokracia do te triumfonte kur te shembej kjo ndertese ngrehina mbeti gjalle dhe gjithcka eshte rritur e fuqizuar perqark tyre. Vecse me duhet te them me keqardhje qe Beratit Mangalemit magjik i mbeten me sa duket perjetesisht syte ulur per toke i turperuar dhe i sekelldisur. Pret Berati pret Mangalemi nje dite te bekuar qe te clirohet nga vargonjte moderne dhe le te vije ajo dite qe ne tua shohim syte dritareve te Mangalemit...
Bylisi renkon.
Cudia eshte se renkimet e tij degjohen vetem nga ata qe kane veshe per te degjuar. Atehere une qe besoj se arkeologet historianet shkrimtaret gazetaret... etj. kane veshe per te degjuar le te vijne dhe te bisedojne me te. Ne Bylis mund te vihet edhe kot por mund te vihet edhe per te pare. Per shembull per te pare devijimin nga Selenica. Po. Dhe kjo eshte fare e vertete sepse per nje ure rruga e re superstrada lidhej me Selenicen qe cke me te mirepo askujt nuk i vajti ne mendje ndersa Bylisit te lashte qe e ka Selenicen diku me tej kembeve te tij se i dridhet zeri per rerat bituminoze per urat e lumit te harbuar per ate kilometer qe e lidh superstraden me Selenicen se ciles i duhet te shkoje ne Vlore bashke me seren e saj te degjuar per tu kthyer me pas ne Levan e per te ardhur ne rrugen e re prane qerpikeve te saj me vese te qiqerimte...
Me sa duket Bylisi e paskej dashur qe ne kohet e vjetra Selenicen dhe minierat e saj. Ndryshe nuk ka si shpjegohet renkimi i tij i pabesueshem dhe dramatik. Per kete ironi fati me ka folur shume shkrimtari Faruk Myrtaj dhe une e kam besuar. Nderkaq kjo mua me thote edhe me shume sepse nen vetullat e Bylisit eshte edhe Karbunari vendi i origjines se Jorgji Karbunares ne Berat i njohur me emrin e vet patriotik Babe Dude Karbunara. Fshati ka pak shtepi dhe teshtima e tij e turbullon ngahere Vjosen. Rrapo Hamitaj - kryetari i komunes qesh kur flet per teshtimen e fshatrave matane lumit Vjose. Sepse tani mbeten jetime fare edhe ne inatin e tyre. Se per inat atyre matane lumit ske cu thua i ze dhe i mban fort por qe ia kthejne pastaj vete maleve per rreth. Tjeter gje qe nuk ia dalin dot. Por ama pas hidrocentralit Vjosa e marre do te qetesohet disi dhe lugina do te kete te tjera halle. Mbase atehere do te kete me shume ura dhe bashkime me rrugen e re...
Befas ia degjoj renkimin Bylisit per te fundit here. Them keshtu sepse edhe mua me duhet te largohem me makinen e kryetarit te komunes mikut tim te cilin e ngacmoj edhe per zgjedhjet e reja. Por ai pi cigare dhe hesht. Njelloj sikur te merrte nje mashe bige dhe te ngacmonte shpuzen ne vater si dikur kur thoshim vargjet permendesh te Migjenit dhe shikonim nxenesit tane kembezbathur qe na veshtronin ne sy dhe belbezonin uri lagie deri ne palce ftohme merdhime dhe tmerrin uri te pagoje. Dhe te nesermen Rrapo Hamitaj Fejzo Cami Milto Druvari dhe Liliana Troka o Zot Liliana e shkrete bija e Hekuran Trokes - pushkatuar ne vitin 1953 por edhe bije e nenes malazeze qe punonte si burre bashke me vajzen tjeter - Zhanken motren e Lilit qe do te zbohej shpejt nga arsimi luanin ne skece para fshatareve si per ta zbutur ca klimen ndersa degjoheshin lajmet ne radiogalenen e Vehap Rusit...
Kjo me sjell ne mendje edhe nje magji tjeter Bajram Sulen drejtorin pyke te shkolles 8 vjecare te atehershme. Sa e pa Rrapo Hamitajn e kompani qe erdhen ne oren tete pa pese permes shiut te llahtarshem nga Berati shtate ore rruge ne kembe duke mbajtur edhe buket ne krahe e qe ne ate rast qene qullur uje pa oren e dores dhe u kumtoi se per ate dite te hene nuk mund te vijonin punen. Te nesermen po te donte kryetari i zgjuar i keshillit Neshat Sula tjeter pune...
Prandaj edhe kur degjon kesi historish te kryetarit aktual te komunes Bylisi renkon. I shugatur dhe i emocionuar Bylisi pret. Ke pret valle Ndoshta do te vijne nje dite atyre qe u takojne te vijne pse jo vetem sa per tia lehtesuar sadopak dhimbjen ketij qyteti te lashte...