Topalli dhe Cana ambasadore te pare te UNICEF per te drejtat e femijeve ne Shqiperi

Tirane 9 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe futbollisti i njohur i kombetares Lorik Cana u shpallen sot ambasadore te pare te UNICEF-it per te drejtat e femijeve ne Shqiperi.
Te dy figurat shqiptare kryeparlamentarja Topalli e cila eshte imazh i kesaj reklame publicitare dhe futbollisti kosovar ndersa merrnin pjese ne aktivitetin e organizuar me rastin e 1-vjetorit te linjes kombetare ALO 116 jane shpallur ambasadore nga perfaqesuesi diplomatik i zyres se UNICEF ne Shqiperi Detlef Palm.
Perfaqesuesi i UNICEF Palm shprehu mirenjohjen e thelle per angazhimin e zonjes Jozefina Topalli ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve.
Ne fjalen e saj Kryetarja e Kuvendit tha se ndihej e nderuar per kete titull te cilin e konsideronte edhe si nje pergjegjesi te madhe.
Kjo eshte absolutisht gjeja me e bukur qe kam marre ndonjehere ne jeten time dhe besoj edhe detyra me e veshtire.shte nje ditelindje e vecante sot. shte nje feste e vecante. Por eshte edhe nje moment ne te cilin te gjithe bashke si jo shpesh politika shteti biznesi UNICEF shoqatat per te drejtat e femijeve shoqeria civile perfaqesuesit me te shkelqyer te Shqiperise ne bote si futbollisti i shkelqyer Lorik Cana te gjithe bashke me mediat dhe femijet jemi mbledhur sot per te festuar datelindjen por edhe per te menduar cfare hapash te tjere ne duhet te ndermarrim theksoi kryeparlamentarja Topalli.
shte nje pergjegjesi e jashtezakonshme qe ju me jepni per te bashkepunuar per ta bere jeten e ketyre femijeve te vegjel me te bukur sesa jeta e prinderve te tyre. shte detyra e cdo shoqerie detyra e shtetit ne pergjithesi dhe politikes. Nuk ka pasuri me te madhe sesa te shohesh femijet qe jetojne te lumtur qe jane te qete qe jane te respektuar dhe qe jetojne me dinjitet. Nuk ka investim me te madh sesa investimi ne mireqenien e femijeve te kombit tone tha zonja Topalli ne fjalen e saj.
Duke iu referuar ligjeve dhe konventave te miratuara per femijet ne parlament kryetarja e Kuvendit theksoi se Kemi punuar per realizimin e nje baze ligjore te rendesishme bazale mbi te cilen do te punojne te gjitha institucionet. Ju premtoj se ne kalendarin e ardhshem te punimeve te Kuvendit do te jete projektligji qe eshte punuar. Do te kaloje ne komisionet parlamentare dhe ne seance plenare ku padyshim besoj se do te votohet nga te gjithe anetaret e Kuvendit shtoi zonja Topalli.
Duke falenderuar UNICEF-in dhe CRCA-ne per kete projekt te degjimit te femijeve 24 ore ne 24 kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli shprehu mrekullimin e saj qe ne nje vit kjo linje vetem per femijet Alo 116 ka patur 140.000 telefonata.
Kjo tregon se femijet duan te flasin. Kjo tregon se femijet kerkojne qe ne tu kushtojme me shume kohe dhe kjo kerkon qe ne te jemi serioze ne pergjigjet dhe dashurine qe ne e kemi detyre ndaj kombit tone ndaj femijeve tane perfundoi fjalen e saj ambasadorja e pare e UNICEF-it per te drejtat e femijeve ne Shqiperi Jozefina Topalli.
mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/31977-topalli-dhe-cana-ambasadore-te-pare-te-unicef-per-te-drejtat-e-femijeve-ne-shqiperititleTopalli dhe Cana ambasadore te pare te UNICEF per te drejtat e femijeve ne Shqiperitheme blue nickagjencianoa