Database për monumentet e kulturës në Shqipëri
MTKRS në mbështetje me Bashkimin Europian mundësuan krijimin e database të parë të monumenteve të kulturës, një nga arritjet më të fundit të institucionit qëndror të kulturës në vend. Ky database do të mundësojë krijimin e një sistemi të dhënash nëpërmjet të cilit do të mundësojë reduktimin për publikun, në gjetjen e cdo llojë informacioni për monumentet e kulturës të të gjitha kategorive. Këto informacione do të jenë në mënyrë të detajuar në këtë database, i cili do të jetë dhe on-line në në faqen zyrtare të MTKRS.
Ky database do të përfshijë:
1/ monumentet e kulturës të ndara sipas rretheve.
2/ në të do të perfshihen të gjitha detajet dhe specifikat e tyre.
3/ parqet arkeologjike.
4/zonat arkeologjike dhe Qendrat Historike.
Janë me mijëra monumentet e kulturës që do bëhen pjesë e këtij sistemi të dhënash, me një shtrirje gjeografike nga veriu në jug, duke përfshirë Butrintin, Gjirokastrën, Durrësin, Beratin, Shkodrën, Korçën, Fierin, Tiranën etj.