E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet e Kulturës, turizmi “online”



Për herë të parë, Ministria e Kulturës në sitin e saj ngre një hartë “online” për të gjitha monumentet e kulturës. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ky rrjet “online” bën pjesë në sitin zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Krijimi i database është cilësuar si një nga arritjet më të fundit të këtij institucioni. Shumë shpejt database do të jetë “online” edhe në faqen zyrtare të mtkrs.gov.al. Krijimi i këtij sistemi të dhënash do të mundësojë reduktimin e kohës për të gjithë të interesuarit për monumentet e kulturës, monumente të të gjitha kategorive, informacione të detajuara për to, si dhe vendndodhjen e tyre.

Në këtë database do të përfshihen: monumentet e kulturës të ndara sipas rretheve; në të do të përfshihen të gjitha detajet dhe specifikat e tyre; parqet arkeologjike; zonat arkeologjike dhe Qendrat Historike. Janë me mijëra monumentet e kulturës që do bëhen pjesë e këtij sistemi të dhënash, me një shtrirje gjeografike nga veriu në jug, duke përfshirë Butrintin, Gjirokastrën, Durrësin, Beratin, Shkodrën, Korçën, Fierin, Tiranën etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›