E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datat e provimeve për degët me konkurs

Ministria e Arsimit publikon datat për degët me konkurs në të gjitha universitetet. Ato do të nisin më 27 gusht 2012 dhe do të përfundojnë më 5 shtator. Kandidatët të cilët kanë preferuar në zgjedhjet e tyre, në Formularin A2, programet e Akademisë së Arteve Shkodër, njoftohen se konkursi për ta do të zhvillohet në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë. Përpara zhvillimit të konkurseve këshillohet që të gjithë këta kandidatë ti referohen udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës,  për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit, ka bërë me dije MASH. Ky udhëzim gjendet në faqen zyrtare të këtij dikasteri. Gara më e fortë është në degën e Arkitekturës.
Faza e parë e konkursit në këtë degë do të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal është sa 25 për qind e totalit. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të jetë 20 pikë, ose 20 për qind e vlerësimit total. Kurse gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatët për arkitektë do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik. Vlerësimi maksimal për të është 20 pikë dhe përfshin 20 për qind të vlerësimit total. Fituesit në shkollat e larta do të shpallen vetëm pasi të gjithë kandidatët e këtyre degëve të kenë marrë rezultatet e konkurseve dhe të dhënat ti kenë kaluar Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Datat e konkurseve
Universiteti i Arteve, Tiranë, 27 gusht-1 shtator

Universiteti i Sporteve të Tiranës, 29-31 gusht

Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, 27-29 gusht

Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, 27-29 gusht

Universiteti Politeknik i Tiranës, Arkitekturë dhe
Arkitekturë (Urbanist) 3-5 shtator

Universiteti A. Moisiu i Durrësit, 27 gusht-1 shtator

Akademia e Arteve, Shkodër, 27 gusht-1 shtator

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›