E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Rama replikon me Wollfarth: S’mbyllet pa ndëshkimin e vrasësve

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare ne internet në lidhje me deklaratat e kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili deklaroi sot se 21 janari ka kaluar.

“21 janari s'mbyllet kurrë pa ndëshkimin e vrasësve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja e zgjedhjeve e keqqeverisja i dashur ambasador i OSBE!”,- reagon në rrjetin social twitter lideri i opozitës.

Ambasadori Eugen Wollfarth në takimin e zhvilluar nga institucioni që ai përfaqëson dhe ILDKP me studentë të juridikut për temën e korrupsionit deklaroi se: “Situata e pastabilizuar e 21 janarit tashmë ka kaluar, ne ofruam kontribut për përmirësimin e saj, mbështetëm opozitën dhe maxhorancën. Bojkoti i kushtoi Shqipërisë 2 vjet, por situate tani është normale e parlamenti po funksionon. Parlamenti duhet të votojë ligjet me 3/5, të punojë për reformën zgjedhore. Është me rëndësi edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›