Daul: I gatshëm për një takim të dytë midis Berishës e Ramës

Kreu i Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Joseph Daul , është shprehur i gatshëm për të ndërmjetësuar sërish për një takim të dytë midis kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Rama.
“Jam i gatshëm të marr pjesë nëse do të shikohet e nevojshme, në një tryezë bisedimesh ‘Krokodil 2’. Por, përpara kësaj, më duhet të shoh shenja reale të një bashkëpunimi midis forcave politike në vend”, ka thënë Daul, citon Mapo.
Ai kërkoi nga klasa politike që të ndalë retorikat dhe të kthehet në Parlament për të punuar, teksa ka shtuar se nuk mund të lejohet një thellim i mëtejshëm i krizës aktuale. “Nisur nga ngjarjet vdekjeprurëse të ditëve të fundit, unë i kërkoj zotit Edi Rama që të reagojë në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjshmëri”, shtoi Daul.
2011-01-31 09:49