Konfindustria: E nevojshme ngritja e Entit Rregullator të Karburanteve

Përmes një deklarate për shtyp, Administratori i Pergjithshem i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se "ERK duhet të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet subjektive të çmimeve në tregun strategjik të karburanteve, përfshi edhe tregun e gazit të lëngshëm, krahasuar me çmimet e tregjeve ndërkombëtare dhe për shmangien e kostove shtesë për bizneset, industrive dhe qytetarëve".
Sipas tij, tregu i karburanteve dhe gazit me një qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit, përbën tregun më të madh në vend, me ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e ekonomisë, sidomos industrive dhe ne mirëqenien e qytetarëve.
"Kostot shtesë të panevojshme të krijuara në vazhdimesi nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve ndikojnë në uljen e fuqisë konkuruese të prodhimeve vendore ndaj atyre të huaja duke shtuar problematikën shqetësuese në ekonominë shqiptare, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale", thekson Buxhuku.
Konfindustria, në kushtet kur nuk ka asnjë mjet për të ndërhyrë drejtpërdrejt për të rregulluar çrregullimet e tregut strategjik të karburanteve, kërkon nga ekzekutivi ngritjen sa më shpejt të Entit Rregullator të Karburanteve.
"Shembuj të institucioneve të tilla i gjejmë jo vetëm në vendet e zhvilluara të BE dhe botës, por edhe në vende të rajonit tone", përfundon njoftimi për shtyp i Administratorit të Përgjithshëm. /Start/
2011-01-30 17:15