Juristët: Marrja e tabulateve telefonike antikushtetuese

Konstitucionalisti Luan Omari mendon se kërkesa e komisionit hetimor është antikushtetuese, pasi sipas tij krerët e shtetit dhe deputetët kanë imunitet.
Sipas Omarit, marrja e këtyre bisedave mund të bëhet vetëm nga Prokuroria, e cila fillimisht duhet të kërkojë heqjen e imunitetit për deputetët ose zyrtarët e lartë të shtetit. “Mendoj se është shkelje e Kushtetutës. Pavarësisht se nuk mund të thuhet se është përgjim, nuk mund t’i kërkosh Presidentit të Republikës, se pse ke folur me këtë apo atë numër. Nëse duhet të merren tabulatet, Prokuroria si fillim duhet të kërkojë heqjen e imunitetit në Parlament”, ka deklaruar ai për “Panoramën”.
Ndërkohë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e konsideron si abuzime kërkesën e komisionit hetimor parlamentar. “Unë duhet të besoj se kjo i ngjan përgjimit të zyrtarëve, por me një veçori që bëhet pas ngjarjes që kërkohet të hetohen”, ka thënë ai. Sipas Abdiut, komisioni hetimor ka një objekt hetimor që bie ndesh me Kushtetutën dhe po cenon kompetencat e organit të akuzës. /Start/
2011-01-31 09:23