E Shtunë, 31 Tetor 2026

D`Elia: Palët të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit

Ambasadori Italian Saba D`Elia ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga forcat politike për të zgjidhur ngërçin në vend ndërsa thekson se debati politik duhet të vijë nga institucionet legjitime që është Parlamenti.

I pyetur nga gazetarët për situatën politike në vend, ambasadori D`Elia theksoi se palët duhet të ndjekin rrugën ligjore për zgjidhjen e debatit politik për zgjedhjet e 8 majit.

Ndërkohë duke iu referuar marrëveshjes mes autoriteve shqiptare dhe italiane për heqjen e procedurës së legalizimit të dokumentave, ambasadori D`Elia theksoi se heqja e procedurës së legalizimit do të thotë ulje të shpenzimeve dhe lehtësi për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjen për heqjen e procedurës së legalizimit të dokumentave duke shtuar se qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të shkojnë të legalizojnë dokumentat në ambasadën italiane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›