Debati për kryetarin mban në ankth bashkinë e Tiranës
Ndërsa Bashkia e Tiranës ngelet çështja më e debatuar, administrata e këtij institucioni vijon punën normalisht. Nga një vëzhgim i “Ora News” pranë insitucionit të bashksië së Tiranës, duket se puna në këtë insistucion po vijon normalisht. Ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë ai që do të drejtojë bashkinë më të madhe të vendit për katër vitet e ardhshme, administrata ka vijuar punën edhe në kulmin e debatit politik që po bëhet për drejtuesin e saj. Shumë prej tyre ndihen në ankth për fatin që do ti ndjekë në punën e tyre pas zyrtarizmit të fituesit, pasi nëse do të jetë Lulzim Basha ai që do të drejtojë këtë bashki i tremben ndryshimeve në adminisitratë. Megjithëse gjatë fushatës kandidati demokrat tha se do të bashkëpunojë me specialistët e bashkisë për mire administrimin dhe për të bërë konkrete projektet që ka premtuar për kryeqytetin. Emri i kryetarit të ri të bashkisë më të madhe në vend, është çështja më e debatuar në radhët e politikës shqiptare dhe që ka krijuar një tjetër ngërç politik që prej zgjedheve të 8 majit. Proceduarat elektoralë për drejtuesin e kryeqytetin, që prej zgjedhjeve lokale kanë mbajtur të ndezuar situatën politike në vend, edhe për vetë faktin se kandidati për drejtimin e kësaj bashkie është lideri i opozitës Edi Rama, i cili konkuroi pas tre mandatesh që mbajti drejtimin e saj. Kjo bën që beteja përveçse lokale të jetë në një farë mënyrë edhe një betejë politike, mes mazhorancës dhe opozitës.