Do bej cdo gje qe shqiptaret te meritojne integrimin ne familjen evropiane
Se pari dua te falenderoj nga zemra Parlamentin Europian Komisionin Europian vendet anetare te Bashkimit Europian per solidaritetin dhe ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene vendit tim per vendimin e tyre shume fisnik te heqjes se vizave per shqiptaret. Por gjithashtu dua tju siguroj se i gjithe procesi i integrimit ne BE me bindje te thelle eshte nje proces i bazuar ne performance i bazuar ne merite eshte ne interesin jetesor te qytetareve shqiptare dhe vendit. Idealet europiane duhet te ndertohen kesaj i qendroj dhe une. Si nje njeri qe i kam konsideruar si te shenjta idealet kombetare tani jam thellesisht i bindur se idealet kombetare dhe ato europiane jane te njejta per kombin dhe vendin tim dhe gjeta gjithe energjine per te punuar ne kete aspekt. Nje kujtim eshte i gjalle per mua. Kur erdha ketu para 18 vitesh dhe takova Jacque Delore dhe Egon Klepsch isha ulur perbri tyre si presidenti i nje vendi me nje page prej 16 dollare ne muaj dhe cdo shqiptar kishte 204 dollare per fryme. Vendi im ishte pothuajse ne humneren e historise. Por sot shikoni vendi im eshte padyshim nje hop cilesor. Vendim im tani ndodhet ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare te larta eshte nje vend me nje ekonomi te gjalle solide dhe entuziaste i cili mbajti rritjen edhe ne pikun e krizes financiare ne Europe. Vendi im tani eshte tani nje vend me page mesatare pak me te larte se nje ose dy vende anetare te BE-se. Muajin e kaluar vendi im doli ne tregun europian dhe doli me mire se disa vende te eurozones. Sot vendi im renditet 27 per qind me lart se mesatarja e vendeve anetare te OECD-se per sa i perket nisjes se biznesit renditet 7 per qind me lart se mesatarja e vendeve anetare te OECD-se per investimet ndersektoriale ne vend. Aseti me i madh i vendit eshte rinia. Ne jemi vendi me i ri ne Europe dhe jam i lumtur tju informoj se pavaresisht disa situatave shume te veshtira ne arsim ne ia dolem kete vit te trefishojme numrin e studenteve ne krahasim me kater vite me pare. Kete vit 92 per qind e nxenesve qe mbarojne arsimin 9-vjecar vazhdojne shkollat e mesme. 3-5 vite me pare vendi im ishte ne embrionet e eres dixhitale por tani ka nje penetrim te ICT nga 48 per qind ne 43 per qind dhe ka nje penetrim te ICT ne shkolla me te larte se disa vende anetare te BE-se. Ju dhate lirine e vizave por une mendoj gjithashtu se ne e beme Shqiperine nje vend te sigurt. Indekset e kriminalitetit ne vend ku mafia dhe krimi ishin bere te famshem dhe te rrezikshem jane tani me te ulet se mesatarja e BE-se. Vendi im nuk ekzistonte ne harten e turizmit te botes por kete vit priti 3.5 milion turiste dhe te gjithe ata erdhen dhe iken te sigurt nga vendi im. Shqiperia e mori me shume besim dhe une e shoh te gjithe kete si nje univers reformash. Ne duhet te performojme ne menyre qe te meritojme. Te gjitha keto reforma na sjellin me afer me vendet e kombet tuaja. Kjo eshte arsyeja perse une e mbaj ate si nje proces te bazuar ne merite. Si dikush qe eshte ne politike qe prej viteve 90 duhet tju riafirmoj se dy jane idealet e mia. Une isha nje kerkues qe publikoja kudo por me mungonte vota e lire me mungonte liria e fjales liria e votes. Kjo eshte arsyeja pse mbetem i zotuar ndaj tyre. Ne mbajtem zgjedhjet ne 2009-en dhe keto zgjedhje ishin te lira dhe te drejta u kualifikuan si zgjedhjet qe permbushen shumicen e standardeve kryesore te OSBE-se dhe zgjedhje qe nuk ka pasur prova per numerim te parregullt ose manipulime si zgjedhje qe kane pasur disa te meta teknike ne qendrat e numerimit por qe nuk preken aspak numerimin. Por opozita nuk njohu rezultatin nuk njohu institucionet dhe bojkotoi parlamentin. Duke ditur se Brukseli eshte nje kryeqytet bipartizan u mundova mos ta beja kete nje ceshtje midis te qendres se djathte dhe qendres se majte dhe mos te tregoja revansh ndaj opozites per fitimin e zgjedhjeve. Ata me kerkuan te hetoja zgjedhjet une u thashe PO cdo hetim por jo per vendimin e gjykatave. Ajo qe eshte vendosur nga gjykatat nuk mund te merret ne dore nga kombet e lira. Ky eshte nje ligj baze. I jam shume mirenjohes Joseph Daul por gjithashtu i jam mirenjohes Martin Schulz duhet ta theksoj kete sepse qe te dy arriten te mbanin nje tryeze te rrumbullaket ne Strasburg ne nje menyre shume dinjitoze te drejte dhe e pane te gjithe fleksibilitetin tim gjithe deshiren time per te sjelle nje kontribut. Nuk ka menyre per mua te dhunoj principet baze dhe te mos mbroj votat e njerezve te mi sepse zoteria qe nuk i njohu zgjedhjet kishte vene ne statutin e partise kur erdhi ne pushtet qe nese partia do te humbiste zgjedhjet ai do te jepte doreheqjen. Dhe me vone vendosi ne statut kur partia humbet zgjedhjet kryetari nuk jep doreheqjen. Por keto jane ceshtjet e tij nuk jane ceshtjet e vendit. Per ta mbyllur nje gje ju siguroj se mbetem shume i vendosur si ne diten e pare te jetes sime politike te bej me te miren qe shqiptaret te votojne te lire dhe ne menyre te drejte qe shqiptaret te votojne si qytetaret tuaj si dhe te bej cdo gje qe te meritojme procesin e integrimit.
Fjalimi i kryeministrit Berisha ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes e iniciuar ne Bruksel nga Partia Popullore Europiane PPE me pjesemarrjen e personaliteteve nga vende te rajonit anetare te Parlamentit Europian dhe komisionerit per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefan Fule