E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul sot në Tiranë. Nuk pres zgjidhje të situatës

Mbërrin sot në Tiranë kryetari i grupit të deputetëve të djathtë në Parlamentin Europian, Zhozef Daul. Gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Shqipëri, kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane pritet të zhvilloje takime me kryeministrin Berisha e kryeparlamentaren Topalli, ndërsa nuk është njoftuar ndonjë takim me përfaqësues të opozitës. Ndërkaq një ditë më parë, në një intervistë për BBC, europarlamentari foli rreth situates politike.

Ai u shpreh skeptik për gjetjen e një marrëveshjeje mes paleve, cka do t’i jepte fund një krize politike gati 10 mujore. “Mos kujtoni se kam ndonjë iluzion! Nuk pres që nesër të gjej zgjidhjen e situatës” tha Daul.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet politike nuk do të ndikojnë në procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhëniet e Shqipwrise me Bashkimin Europian, por shtoi se ende shpreson në gjetjen e nje zgjidhjeje.

I pyetur për letrën që kreu socialist Edi Rama i dërgoi një ditë më parë përmes së cilës i kërkonte vijimin e përpjekjeve të zyrtarëve të Strasburgut, për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri, ai u përgjigj: “Për cilën letër e keni fjalën? Mua ende nuk më ka mbërritur ndonjë letër”.

Nje muaj me pare kreret e grupeve parlamentare te se djathtes dhe te majtes ne Parlamentin Evropian Daul dhe Shultz iniciuan nje takim mes Edi Rames dhe Sali Berishes ne restorantin “Krokodile” ne Strazburg per te gjetur nje marrëveshje per ngercin politik shqiptare. Ne kete përpjekje u investuan edhe komisionerin evropian per zgjerimin Shtefan Fule, si dhe zyrtare te tjere te larte te Brukselit. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›