E Diel, 1 Nëntor 2026

PE miraton rezolutën për Shqipërinë. Vizat nuk cënohen, hiqen këtë vit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë, në kuadër të kërkesës se Tiranes zyrtare për statusin e vendit kandidat ne BE dhe të liberalizimit të vizave. Rezoluta e hartuar nga eurodeputeti grek, Nikolas Kuntis, ka marr 59 vota pro, dhe vetëm 1 kundër. Sipas rezolutës së miratuar, komisioni i jashtëm e sheh pozitive iniciativën e Shqipërisë për të hequr vizat me vendet e rajonit, duke e parë si një hap para drejt lehtësimit të lëvizjes së lirë në rajon. “Këto iniciativa duhet të shkojnë paralel me procesin e liberalizimit të vizave me vendet e zonës Shengen”, thuhet në njoftimit zyrtar të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

E duke ngelur tek liberalizimi i vizave, eurodeputetët vërejnë se monitorimi i Shqipërisë do të kryhet gjatë verës, në mënyrë që vendimi përfundimtar të merret nga Parlamenti dhe Këshilli deri në fund të 2010. Rezoluta vë theksin edhe në gjetjen e dialogut parlamentar mes forcave politike në Shqipëri, ndersa behet thirrje per fillimin e diskutimeve mbi një ligj të ri zgjedhor, që do të garantojë transparencë të plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

Ne dokument theksohet se një zgjidhje ndaj krizës aktuale mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe principet e transparencës. Rezoluta e Kuntis ishte planifikuar për t' u votuar njëherazi me atë për Bosnjë- Hercegovinën, në fillim të muajit qershor, por ajo u shty për shkak të krizës politike dhe të negociatave mes qeverisë dhe opozitës me ndërmjetësinë e BE që filluan në Strasburg ne 21 majin e kaluar.

Elona Memushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 23 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›