Rama: Nuk tërhiqemi nëse transparenca nuk realizohet
Rama mori pjesë në këtë takim ndërsa në Shqipëri ende vazhdojnë mosmarrëveshjet mbi zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Rama u shpreh se Partia Socialiste është e gatshme për një kompromis që i hap rrugën transparencës, por siç ka theksuar ai nuk do të “tërhiqemi nga rruga jonë në rast se transparenca do të mohohet dhe në rast se do të vazhdojë të mbetet në fuqi një aksion i pashkruar, sipas të cilës, pavarësisht se çfarë thotë ligji, në Shqipëri vendos Maliqi”.
Pyetjes së bërë, nëse Partia Socialiste do t’i vazhdojë përpjekjet e saj në institucionet e vendit, në Parlamentin e vendit, që këtej e tutje, Rama iu përgjigj se PS-ja është e lirë të zgjedhë të gjitha forcat për të zgjidhur kërkesat e saj.
“është e sigurt se PS, opozita shqiptare, nuk do të bëhet kurrë fasada e një parlamenti që nuk vazhdon të mos jetë parlamenti i të gjithë shqiptarëve, por thjesht instrumenti i atyre që nuk i lanë shqiptarët të zgjedhin dhe kërkojnë t’i sundojnë, duke kapur çdo copë të shtetit, duke filluar nga vetë Parlamenti që nuk garanton as minimumin e normave të bashkëjetesës demokratike brenda asaj hapësire ku sot ka një përpjekje të përbindshme për të hequr sekretin, apo fshehtësinë e votës”, tha më tej ai.
Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për pjesëmarrjen e PS në zgjedhjet vendore, kur Rama theksoi se Berisha duhet ta harrojë nëse s’do të ketë përballë forcën e opozitës. Megjithatë, ai nuk foli konkretisht nëse PS do të merrte pjesë ose jo në zgjedhjet vendore.
“Pa dyshim unë mund ta përsëris, që ne nuk do t’i shmangemi asnjë sfide, por nga ana tjetër mund të rikonfirmoj atë që kam thënë edhe më parë, që pa u plotësuar kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë një ballafaqim demokratik, i cili do të vazhdojë të përshkallëzohet duke mos toleruar asnjë formë të ashtuquajturën zgjedhje që në fakt nuk i jep mundësinë shqiptarëve të zgjedhin lirisht dhe të shohin të numëruar ndershmërisht votën e tyre”, u shpreh Rama.