Daul takon Berishën: Demokracia funksionon me rregulla
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Daul u shpreh se në demokraci, opozita duhet të qëndrojë në Parlament dhe duhet të japë opsionet e saj.
“Shqipëria ka nevojë për një demokraci që funksionon dhe për një qeveri dhe opozitë që funksionon. Opozita duhet të ketë vendin e saj në Parlament dhe duhet ta japë propozimet e saj”, u shpreh Daul. “Unë për këtë kam ardhur, pra për funksionimin e demokracisë dhe jo për të bërë debat. Në demokraci nuk ka vend bojkoti”, u shpreh më tej ai.
"Donim të shkonim më larg. Unë mendoj se kryeministri i la mundësi funksionimit të shtetit të së drejtës. Zoti Rama më shpjegoi se në zgjedhjet e fundit rregullat nuk kanë qenë të mira dhe ndoshta nuk janë respektuar, por le të ulen dhe të bisedojnë për të bërë ndryshimet e duhura", vijoi.
“Përgjigja e parë për mua qëndron gjithmonë e njëjta, ne kemi arritur bashke me zotin Martin Shultz që demokracia të vihet në veprim dhe që parlamenti të funksionojë. Dhe ju e dini më mirë se unë se në atë kohë në Tiranë ka patur dy mundësi për këtë: Ose ti shkohej deri në fund asaj greve urie; Ose të fillonim negociatat.
Nuk donim të shkonim më larg dhe të fillonim: Hapni kutitë , mbyllni kutitë. Ne nuk mund të arrinim këtu pasi ka një Kushtetutë, ka organizma ndërkombëtare që janë njohëse shumë të mira në fushën e të drejtave. Unë nuk kam studiuar drejtësi dhe kam arritur të zgjidhë shumë situate të tilla përmes negociatave.
Unë mendoj se Kryeministri i dha mundësi funksionimit të Shtetit të së Drejtës dhe ai funksionon në nivelin e opozitës. Nuk dua të kritikoj zotin Rama, por i thashë se në një demokraci jemi në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme në një demokraci dhe rregullat demokratike duhet të funksionojnë në një mënyrë të tillë që në zgjedhjet e ardhshme të mund të jenë në shumicë.
Ai na shpjegoi se rregullat nuk kanë qenë të mira, nuk kanë funksionuar, por atëherë, le të ulemi rreth tryezës, t’i adaptojmë ato, atë çfarë nuk ka funksionuar, opozita le të bëjë propozime".
Duke folur për liberalizimin e vizave, ai deklaroi se miratimi i djeshëm i rezolutës ishte tejet i rëndësishëm, teksa ka theksuar se vizat janë “një gjë e mirë për Shqipërinë”.
Berisha: Do të pranojmë çdo propozim të opozitës
Nga ana e tij, kryeministri, Berisha u shpreh se maxhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për të gjitha çështjet, teksa ka falënderuar Parlamentin Evropian për miratimin e rezolutës së djeshme për liberalizimin e vizave.
“E garantova se qeveria ime është e vendosur që të plotësojë pikë për pikë kërkesat e Komisionit Evropian për vizat. E njoha z. Daul për luftën kundër korrupsionit, krimit, larjes së parave, diskutuam për marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës. I garantoj shqiptarë se jam i vendosur të respektoj çdo vendim të opozitës shqiptare dhe çdo të drejtë të saj për të hapur format e bashkëpunimi. Qeveria ka vullnet të plotë të pranojë çdo amendament që do të propozojë për to”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se për zgjedhjet e ardhshme, maxhoranca do të pranojë çdo amendament të propozuar nga opozita.