Daul:Opozita të marrë përgjegjësitë e saj

Opozita duhet të marrë përgjegjësitë dhe të kontribuojë në proceset politike dhe legjislative që nevojiten. Kështu është shprehur kryetari i Grupit të PPE në Parlamentit Europian, Joseph Daul në takimin me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Sipas tij Shqipëria është një shtet ligjor dhe të gjitha forcat politike pa përjashtim duhet të punojnë çdo ditë për të garantuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. Zoti Daul gjithashtu ka se vlerësuar vendimin e mazhoranacës për t'i dhënë një hapësirë të tillë opozitës për këto reforma kaq të rëndësishme.
Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se maxhoranca ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo deklaratë të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke shtuar se vendimi për heqjen e vizave është një vendim historik i shumëpritur.
Përsa i përket veprimtarisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit tha se parlamenti ka punuar fort në këtë perudhë, ka kalaur mbi 180 ligje e reforma bazë të kuadrit ligjor integrues.
" Nga ana e saj mazhoranca ka ofruar hapësirën maksimale për reformat, veçanërisht atë elektorale duke i dhënë opozitës mundësinë të propozojë amendamentet për kodin elektoral dhe ne jemi të gatshëm për aprovim", tha Topalli duke shtuar se shpreson që opozita të mos bëhet bllokuese por kontrubuese edhe në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, në respekt të shtetit ligjor.