Kuvend, diskutohet për ndryshimet në rregullore

Në seancën pleanare të Kuvendit të Shqipërisë po diskutohet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Ministri i Inovacionit, Genc Pollo deklaroi se është e padrejtë kritika se mazhoranca po ndryshon rregulloren në mënyrë të njënashme. Ai pohoi se përmes votimit të hapur deputeti bëhet më i përgjigjshëm përpara zgjedhësit. "Propozimi që na vjen ka të bëjë me këtë. Nëse ndonjë deputet i opozitës thotë se keni frikë se humbisni votat, them se kjo nuk vlen vetëm për mazhorancën. E njëjta gje ndodhi edhe me opozitën kur votoi për Presidentin e Republikës", tha ai.
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se nuk është hera e parë që Berisha merret me çështjen e votës së fshehtë. "Pasi ai kërkon të ketë gjithçka nën pushtetin dhe kontrollin e tij", tha Xhafaj.Sipas tij me këtë ndryshim kërkohet që deputeti të mbajë përgjegjësi partiake dhe jo përgjegjësi përpara zgjedhësit .
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi tha se ndryshimi i rregullores nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën. "Nga ana Kushtetuese ky është një argument i mbyllur, për të diskutuar është argumenti politik", tha Bumçi. Ai theksoi se deputetët nuk mund të fshehin me votë qendrimin e tyre para qytetarëve
Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se heqja e votës së fshehtë është moment i vështirë për Kuvendin, sepse do çbëjë një nga parimet e demokracisë, votën e fshehtë.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Kuvendi duhet të guxojë të marrë hapa për ndryshime të mëdha. "Ndryshimi i rregullores është pozitiv, por ndryshim të marrëdhënieve mes disa institucioneve", shtoi ai.
Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri tha se me ndryshimin e rregullores për votim të hapur për dekretet e Presidetit për anëtarët e Gjyaktës së Lartë e Kushtetueses po synohet ushtrim presioni ndaj gjyqësorit."Kjo mazhoarancë nuk mund të ndërmarrë ndryshime kaq radikale . Nuk mund të veproni në mënyrë autoritariste me rregulloren e Kuvendit", theksoi ai.Tahiri bëri apel për mos miratimin e ndryshimeve. "Garantoni votimin e mbyllur përndryshe procesi i emërimeve në këto gjykata do kthehet në farsë politike", shtoi ai.
Deputeti i PD-së, Viktor Gumi tha se përzgjedhja e kandidatëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është akt përgjegjshmërie që funksionon vetëm nëpërmjet transparencës, ndaj votimi duhet të jetë i hapur. "Për herë të parë nëpërmjet nismës për votim të hapur kërkohet të thyhet një mentalitet. Ndaj duhet të shprehim besim për përzgjedhjen që bëjmë nëpërmjet votimit të hapur dhe nominal për dekretet e Presidentit", tha Gumi. Sipas tij, nisma e propozuar nuk përbën shkelje pasi nuk ka përmbajtje antikushtetuese, nuk ka asnjë shkelje të ligjit të brendshëm të vendit, nuk identifikohet edhe në vendet e ndryshme asnjë rregull i artë që duhet ndjekur në këtë fushë.
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri tha se Kuvendi është përpara një akti të paprecedent pasi po kërkohet të hiqet pavarësia e deputetit, vota e fshehte e deputetit. "Me anë të këtij akti Berisha kërkon të eleminojë vullnetin individual të deputetit dhe të kontrollojë sistemin e drejtësisë", pohoi Gjiknuri.