Daupi: Dua Olimpiadën me Kombëtaren kuqezi
Sevian Daupi, mesfushori 21-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë në regbi, i cili luan në Itali për Casino VeneziaMestre është dhe kapiteni i parë i seleksionit shqiptar. I lindur në Durrës, Seviani ka ikur që fëmijë në Itali me familjen, në fillim në Bari, në Roma, më pas në Modena, ku filloi të luajë regbi me klubin lokal, duke debutuar në skuadrën e parë, në Serinë A2, sapo mbushi 18 vjeç. Pastaj përfshihet në Kombëtaren e të rinjve të Italisë, pasi zotëron edhe pasaportë italiane. “Tek Under 18, trajneri im ishte Andrea Sgorlon, vjet pjesë e stafit teknik të Casinos. Ai më bindi të vija në Venecia”. Daupi ka marrë pjesë edhe në Botërorin e të rinjve në Afrikën e Jugut dhe Japoni. Nëse vendos të luajë për Kombëtaren e ardhshme të Shqipërisë, do të duhet të heqë dorë nga perspektiva për të veshur një ditë bluzën e Kombëtares së Italisë, ndoshta në “Sei Nazioni”. “ëndrra ime është të shkoj në Olimpiadë me Kombëtaren e Shqipërisë”.
#