E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham, në dhjetor rikthim tek Milan

LONDER- David Beckham ka konfirmuar se lëvizja e tij nga Los Angeles Galaxy për tek Milan është shumë pranë finalizimit. Një transferim i tillë ka për qëllim sigurimin e një vendi në skuadrën që do të grumbullojë Fabio Kapelo për Botërorin e vitit të ardhshëm.
“Është thuajse e mbaruar tashmë. Shpresoj që në muajin e ardhshëm të kemi përfunduar gjithcka dhe ti bashkohemi Milanit në muajin dhjetor” u shpreh Beckham.
Edhe trajneri i Anglisë, Kapelo e ka miratuar këtë zgjedhje.
“Jam i lumtur për të dhe për Milanin sepse Devid është një lojtar shumë i mirë . ja kam bërë të ditur se do të vijë me ne në Afrikë” u shpreh Kapelo
Beckham ishte pjesë e anglisë në të 10 ndeshjet kualifikuese, ku anglezët fituan 9 dhe humbën vetëm 1.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›