E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi ndaj Shqipërisë,Ibrahimoviç duket OK

LUBJANE- Tre futbollistë suedezë, Kim Kallstrom, Johan Elmander dhe Zllatan Ibrahimoviç dolën nga fusha e lojës të dëmtuar ditën e mërkurë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
“Më rëndë nga të gjithë është Kim Kallstrom, - tha mjeku i ekipit kombëtar Magnus Forsblad. – Ai do të kthehet për disa ditë. Ndërsa Elmander hyri në fushë i dëmtuar dhe kishte frikë mos ishte dëmtuar sërish. Sa i përket Zllatanit, ai ka vetëm një ënjtje të vogël sipër gjurit. Por, mendoj se mund të luajë këtë fundjavë”, shtoi mjeku i Suedisë. “Ai ka një ënjtje të lehtë mbi gju, por ndjehet për bukuri”, tha menaxheri i skuadrës Lars Richt. Edhe nga Barcelona kanë konfirmuar se ylli suedez nuk do të ketë asnjë problem për të luajtur të shtunën ndaj Valencias. Zllatan Ibrahimoviç doli i dëmtuar në minutën e 77-të, pas një përplasje me Lorik Canën në zonë. Mesfushori kuqezi i ndërhyri me gjithë forcën në rastin e një topi të rrezikshëm, ç’ka mund të kishte sjellë një penallti për nordikët, por arbitri Ivanov nuk e dha. (BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›