100 vitet e një gruaje të artë
Dëshiroj që t‘u drejtohem në veçanti të rinjve, për të ngjallur tek ata dhe e ardhmja e tyre vetëm besim. Pas një pune të gjatë ajo që të vlerëson nuk është çmimi, por kënaqësia për të përdorur sa më mirë aftësitë njohëse me të cilat është përshtatur aq mirë njeriu.
Pasioni dhe interesi për zgjidhjen e problemeve të çdolloj natyre ende nuk janë venitur. Sekreti fshihet te mbajta e trurit në aktivitet të plotë.
Në fillim të viteve ‘50, shkenca biologjike që sot njihet si neuroshkenca, pothuajse nuk ekzistonte. Ishte në një nivel aq fillestar saqë i dekurajonte biologët që dëshironin t‘i përkushtoheshin këtij sektori. Studimet e nisura gjysmëshekulli më parë, në një laborator privat në Torino, gjatë atmosferës së majtë të viteve 1938-1945, hapën një rrugë të re për mekanizmat diferenciativë dhe rregullat e sistemit nervor.
Para kërkimeve përvijuese, në këtë kronologji është orientuar origjina dhe zhvillimi i molekulës proteike, "Nerve Growth Factor".
Ashtu siç u tha në motivimin e dhënies së çmimit "Nobel" për fizikën dhe mjekësinë, më 1986-n, tridhjetepesë vjet pas zbulimit të faktorit rritës të fibrës nervore (NGF) nga Akademia e Shkencave suedeze, "nuk kishte asnjë ide sesi zhvillimi i sistemit nervor dhe inervimi i organeve ishin rregulluar".
Gjatë kërkimeve të udhëhequra me një strategji racionale, gjatë viteve në vazhdim ka pasur studime që lidheshin me përdorimin e fuqishëm të NGF-së, e cila mund të cilësohet një sekuencë e gjatë ngjarjesh të paparashikueshme, që kanë hapur skenarë të rinj mbi një panoramë gjithnjë e më të gjerë.
Ky zhvillim, sa i paparashikueshëm aq edhe fatsjellës, është pamja më tërheqëse e kësaj aventure të gjatë të sagës NGF.
Paparashikueshmëria e rezultateve lidhet me kompleksitetin e ambienteve në të cilat lëviz "Nerve Grouth Factor". Aktiviteti i saj ka një rëndësi të madhe jo vetëm në zhvillimin normal të të gjitha organizmave, por edhe tek ato që preken nga patologji neurodegjenerative, autoimunitare dhe me natyrë onkologjike.
Studimet e kryera dekadat e fundit kanë sjellë prova të reja të natyrës jetësore të kësaj molekule. Ajo u jep një rol të madh përbërësve të sistemit qendror periferik dhe atij qendror. Veprimi i saj është përhapur te të gjithë përbërësit e përfshirë në nivelin struktural, fiziologjik dhe atë të të sjellit.
Kronologjia e kësaj molekule është bërë objektivi për të informuar lexuesin. Nuk kam dashur të tregoj eksperiencën time duke ndjekur një rrugë torturuese, si pasojë e teknologjisë së pazhvilluar të atyre kohërave dhe periudhën e vështirë gjatë së cilës fillova dhe vura në zbatim fazën e parë të kërkimeve të mia.