Brukseli vlerëson progresin e Kosovës, Ashton: Zhvillimet e fundit janë inkurajuese për perspektivën Evropiane

04-07-2011 / Gazeta 55
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë, janë inkurajuese për prespektivën e saj evropiane.
Pas një takimi me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, shefja e diplomacisë Evropiane, Ashton ka pohuar se janë miratuar ligje të rëndësishme dhe se bashkëpunimi i nevojshëm me EULEX-in si dhe rezultatet e dialogut me Serbinë janë zhvillime inkurajuese. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi ka pohuar se Kosova do të vazhdojë axhendën e saj evropiane, dhe të tjera marrëveshje do të arrihen me Serbinë, e më të cilat përfitojnë, sipas tij, qytetarët e të dyja vendeve.
...