Kosova (V) me kryesi të re
Kosova e Vushtrrisë shumë shpejt pritet ta ketë kryesinë e re. Pronarët e deritashëm kanë falimentuar dhe janë tërhequr, kështu që nga 28 qershori klubi bardh e kaltër i kthehet Kuvendit Komunal, pasi që një vit e gjysmë ishte privat.
Për këtë është mbajtur Kuvendi i klubit, i cili ka formuar një këshill i përkohshëm që do ta udhëheqë ekipin vushtrrias. Sipas anëtarit të këshillit, Shkëlzen Kajtazi, deri në fundjavë pritet të formohet kryesia e re, e cila do ta udhëheqë klubin në të ardhmen.
“Në Kuvend vendosëm që kryesinë e re të klubit ta emërojmë më së largu deri të shtunën. Po ashtu, kemi gjetur një sponsor të fortë, që jeton në Zvicër, i cili do të ofrojë kushte edhe më të mira për klubin”, ka shpjeguar Kajtazi.
Edhe pse kryesia e deritashme ka liruar të gjithë futbollistët, Kajtazi, që njëherësh është kryetar i tifozëve vushtrrias “Forca”, thotë se këto fletë-lëshime nuk vlejnë dhe se lojtarët do të qëndrojnë në klub, pasi do të kenë kushte edhe më të mira. Me organizimin e brendshëm dhe me kryesinë e re, KF Kosova e Vushtrrisë synon që menjëherë të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll.