E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezët kthehen të trishtuar në shtëpi

Me fytyra te trishtuara futbollistet e kombetares se Anglise kane zbritur ne aeroportin “Heathroë” te Londres, pas zhgenjmit ne aventuren afrikane ne Boterorin 2010. Ish-kapiteni i perfaqesueses angleze David Beckham,i cili ishte pjese e stafit te skuadres ne Afriken e Jugut, zbriti i pari nga avioni, duke i paraprire kapitenit Steven Gerrard dhe sulmuesit ëayne Rooney.

Ky i fundit eshte nje prej futbollisteve qe eshte vene ne qender te kritikave nga mediat angleze per formen e dobet te treguar ne Boteror, kun e kater ndeshje nuk arriti te shenonte asnje gol. Kjo nuk eshte hera e pare qe kombetarja angleze deshton ne nje kompeticion te ketyre permasave, megjithese ne perberje te saj ka disa prej futbollisteve me te mire te botes. “Kombetarja e tre luaneve u kualfikua lehtesisht ne eliminatoret e Boterorit 2010, porn e Afriken e Jugut beri nje paraqitje te dobet, ndersa mediat kane shenjestruar trajnerin Fabio Kapelo, i cili nuk kishte drejtuar asnjehere me pare nje skuader perfaqesuese. Afrika e Jugut 2010 ishte paraqitja me e dobet e Anglise qe nga viti 1950. Atehere britaniket u munden nga nje skuader modeste e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ne boterorin afrikan Anglia u eliminua ne fazen e dyte, pas hymbjes 4-1 kunder Gjermanise, ne kompeticionin qe mund te jete I fundit per disa nga lojtaret me te rendesishem te saj. Nderkohe edhe e ardhmja e Fabio Kapelos ne pankinen angleze eshte ne dyshim. Bashke me perfaqesuesen britanike ne “Heathroë” te Londres kane zbarkuar edhe nje pjese e tifozeve qe kishin udhetuar per Afriken e Jugut per te ndjekur skuadren e tyre. Ndersa nuk kane nguruar te shprehin zhgenjimin per performancen e idhujve te tyre ne Boterorin 2010.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›