Davids: Është koha e Holandës

Ish-mesfushori i Holandës, Edgard Davids, tha se është koha e duhur që “portokallinjtë” të fitojnë Kupën e Botës.
Formacioni aktual i Bert van Marvijs ka 9.4 për qind shanse për të fituar trofeun në Afrikën e Jugut, kjo sipas parashikuesve të “Castrol Predictor”, por Davids beson se “Oranje” do t’i shkojnë deri në fund rrugës.
“Në lidhje me ‘Oranje’, unë mendoj se momenti i duhur më në fund ka ardhur për ta për të fituar Kupën e Botës”, - tha Davids për Goal.com.
Davids, i cili luajti në Serinë A gjatë karrierës së tij prestigjioze, nënvizoi edhe kredencialet e Italisë.
“Është gjithmonë historia e zakonshme me Italinë. Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të prisni prej tyre”, - theksoi ai.
“Ata e dinë se si mund të bëhen gjithmonë e më mirë gjatë turneut dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 09 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili