E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano: Ranieri më donte te Celsi

Blerja më e re e Romës, braziliani Adriano, zbuloi se trajneri Klaudio Ranieri ishte përpjekur për ta marrë atë te Celsi, në kohën kur ai ishte rezident në Londrën veriore.

Adriano, 38 vjeç, firmosi një kontratë 3-vjeçare me nënkampionët e Italisë, duke përfituar 3.5 milionë euro në sezon, pas largimit nga Flamengo.

Ylli i “sambës” theksoi se ai ishte prej kohësh në shenjestrën e Ranierit.

Duke folur për mediat, ish-sulmuesi i Interit – i cili nuk u përfshi nga trajneri i Brazilit, Dunga, për Kupën e Botës së vitit 2010 – tha: “Kam folur me Ranierin, ai më dëshironte gjithashtu edhe në kohën kur ai ishte te Celsi”.

“Kam folur gjithashtu me Totin dhe De Rosin dhe kuptova se kjo është një familje. Ata më thanë, se të gjithë së bashku dhe mund ta bëjmë Romën një ekip të madh”, - përfundoi “Perandori” Adriano.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 09 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›