E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina, Maradona dënon lojtarët humbës

Mendja “bizarre” e Diego Armando Maradonës nuk ka kufi. Trajneri i Argjentinës dënoi lojtarët e tij me një shpikje tipike “alla Diego”.

Pas ndeshjes brenda grupit gjatë stërvitjes së ditës së martë, humbësit e testit u detyruan të qëndronin në vijën e portës, ndërsa fituesit i “bombarduan” shokët e tyre pa mëshirë me gjuajtje të fuqishme nga vija e 16-metërshit.

Gjithsesi, kjo shkaktoi edhe humor brenda grupit, pasi te humbësit ishte edhe futbollisti i klasit botëror, Lionel Mesi, i cili pa asnjë hezitim ofroi pjesët e pasme të tij.

E gjithë shfaqja kampionëve të botës në vitin 1978 dhe 1986 u ndoq në aksion nga rreth 400 gazetarë dhe fotografë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›