Frika nga atentatet lë gratë në shtëpi

Stadiumi është i ndaluar për gratë e futbollistëve në Kampionatin Botëror të Afrikës. Frika nga aktet terroriste të paralajmëruara prej kohësh nga ana e Al-Kaedës ka bërë që shumë ekipe Kombëtare të shkojnë në Kupën e Botës të pa shoqëruar nga gratë apo mikeshat e tyre.
“Është e trishtueshme, por ne duam që gratë tonë të mos kenë asnjë rrezik”, - tha sulmuesi i Holandës, Dirk Kajt.
Shërbimi i fshehtë i Irakut bëri të ditur para rreth dy javësh se një celulë e terroristëve të Al-Kaedës do të kryente një atentat në ndeshjen midis Holandës dhe Danimarkës, të planifikuar për të hënën e ardhshme.
Për këtë arsye të gjithë futbollistët e Holandës vendosën në unison, që mos i merrnin gratë e tyre në Botëror.
Edhe shumica e grave të lojtarëve të Italisë, kampione në fuqi, të botës do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili