Blanko me premtime: Kaloj një tur

www.albania-sport.com - Luis Manuel Blanko, trajneri argjentinas i kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Dinamos, deklaroi se me blutë synon të kalojë një tur në Ligën e Kampioneve.
Blanko firmosi një vit me 18-herë kampionët e Shqipërisë me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Luis Manuel Blanko, trajneri i katër argjentinas që ulet në stolin e Dinamos, pas aventurave jo të sukseshme të Pablo Pedro Paskulit, Ramon Kabreros dhe Marselo Havier Zuletën, solli me vete në Tiranë edhe katër lojtarë nga atdheu i tij.
Gaston Shmidt (mesfushor sulmues, 23 vjeç), Feliks Deçima (mesfushor, 30 vjeç), Hernan Ferndandez (qendërmbrojtës, 24 vjeç) dhe Esteban Garsia (mesfushor, 26 vjeç) mund të konsiderohen edhe si blerjet e para të Dinamos.
Dinamo është një ambient i mësuar me lojtarë argjentinas, pasi në sezonin e kaluar luajtën Rafael Soza (6 gola), Lukas Malarkane (5 gola), Maksimliano Timpanaro (2 gola) dhe Nikolas Del Monte.
DINAMO NË MËRKATO
TË ARDHUR: Gaston Shmidt (argjentinas), Feliks Deçima (argjentinas), Hernan Ferndandez (argjentinas) dhe Esteban Garsia (argjentinas)
TË LARGUAR:
TRAJNER: Luis Manuel Blanko (argjentinas)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 09 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili