E Diel, 1 Nëntor 2026

Davos, Berisha: Ekonomia shqiptare e imunizuar nga kriza

Kriza ekonomike botërore dhe rrugët për zgjidhjen e saj ka qenë në qendër të punimeve të forumit ekonomik botëror që po mbahen në Davos të Zvicrës. Gjatë një interviste televizive Berisha garantoi se ekonomia shqiptare është e imunizuar ndaj krizës. 

ZVICËR- Kriza ekonomike dhe përcaktimi i rrugëve për zgjidhjen e saj kanë qenë një nga temat më kryesore në punimet e Samitit të Davosit që zhvillohet në Zvicër. Kryeministri Berisha ndodhet ndër pjesmarrësit në këtë samit, i cili në komentet e tij shpjegon se Samiti i Davosit i dominuar nga politika me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta botërore po përpiqet ti japë përgjigje pyetjeve të tilla “se cili është roli i qeverive në këto kriza, a ka mundësi të abuzohet me këtë, të shkojmë dekada të tëra mbrapa me rolin e qeverive, të humbasim avantazhet e krijuara”?
Shumica janë të mendimit se është e domosdoshme ndërhyrja e qeverive në forma të ndryshme në mënyrë që bankat të rimarin veten. Siç u shprehën pjesmarrësit në këtë samit vendet e tyre kanë humbur 40 për qind të pasurisë botërore si pasojë e krizës. Ndërsa kryeministri Berisha garantoi edhe njëherë se Shqipëria ende nuk është prekur nga kriza dhe ofron shembullin e një ekonomie klasike

“Shqipëria vjen këtu si një vend ende i pa prekur nga kriza. Natyrisht rënia e fuqisë blerëse në botë prek eksportin, të ardhurat që vinë nga emigracioni edhe mund të njohin kufizimin, por në tërësi ekonomia shqiptare nuk do të përjetojë krizën e ekonomive të mëdha, pasi ka edhe ajo avantazhet e veta. Në këtë periudhë jemi në një fazë në të cilën kemi një prodhim energjie që nuk e kemi pasur ndonjëherë”, u shpreh kryeministri Berisha.

Më tej Berisha shtoi se “sot një nga tendencat kryesore janë shtimi i investimeve dhe ulja e taksave. Parimet në të cilat është vendosur reforma e ekonomisë shqiptare janë parime antikrizë”, përfundoi Berisha. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›