KLD miraton aktet e vlerësimit të gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar aktet për sistemin e vlersimit të gjyqtarëve, gjatë seancave gjyqesore. Gjatë mbledhjes KLD ka shqyrtuar disa çështje të cilat kanë të bëjnë etikën , mbi veprimtarinë matëse te çdo gjyqetari. KLD ka shqyrtuar edhe aktin i cili ka të bëjë me shtyrjen e seancave gjyqësore përtej afateve të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Për mundësuar vlerësimin e çdo gjyqtari, KLD ka vendosur që kancelari i çdo gjykate duhet të përcaktojë një person i cili të garantojë vertetësinë e të dhënave të cilat paraqiten në tabelat statistikore. Në këto tabela duhet të jetë të paraqitura puna e çdo gjyqtari, ku duhet të paraqitura, numri i çështjeve të gjykuara përj tij, numri i çështjeve ku ka marrë pjesë si anëtar i trupit gjykues çështjeve të gjykuara tej afateve standarde të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, numri i çështjeve të ankimuara në gjykatat më të larta. Të gjitha këto të dhën kanë të bëjnë me kontrollimin e punës së çdo gjyqetari, në mënyrë që të bëhët edhe vlersimi i punës së tij. Por KLD ka ndryshuar edhe disa shprehje të cilat kanë të bëjnë me etiken e punës së gjyqtarit.