E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pacientët përballen me kushtet e rënda të spitaleve

Për shkak të mungesës së krevateve personeli jep ndihmën e parë në karrige e tavolina. Pacientët e familjarët shprehën të shqetësuar për kushtet mjaft të këqia dhe thonë se duhet të vihet dorë sa më shpejt pasi në vend të shërimit, në spitale po sëmuren më tepër. 

TIRANE- Pacinetët që paraqiten në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, në vend që të marrin një trajtim të kujdeshëm rëndohen më tepër nga kushtet ku marrin ndihmën e parë. Për shkak të mungesës së krevateve personeli jep ndihmën e parë në karrige e tavolina. Dr,Petrit Vargu i bën thirrje strukturave shtetërore të kthejnë sytë nga pacientët në vend që të merren me debatet e kota të korrupsionit.
Edhe pacientët e familjarët shprehën të shqetësuar për kushtet mjaft të këqia dhe thonë se duhet të vihet dorë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi në vend të shërimit, në spitale po sëmuren më tepër.
Të gjithë pacientet që vizitohen në urgjence, duhet të presin vendimin e mjekut për tu shtruar ose jo në spital, por duhet të jesh me fat që të gjesh një shtrat të lirë në reparte.
Kamera e televizionit “Neës24” ka parë situatën edhe në ambjentet e reanimacionit të Kardilogjise, ku ishte e njëjta pamje. Të sëmurë me zemër të shtruar në korridorin e reanmiacionit dhe jo në dhoma te vecanta.
Sipas shefit të Reanimaciont të Kardiologjisë, Anesti Kondili, ata e kanë ngritur shpesh herë këte problem në Drejtori e Ministri por nuk është bërë asgjë.
Pervec mungesës së shtratve mjekët ankohen edhe për mungesën e ilaceve të domosdoshme. Ndërkohë, pacientët duke përsëritur fjalët “Mos pafsh as hasmin në spital”i bëjnë thjirrje Ministrisë së shëndetësisë për të kthyer sytë atje ku përballet jeta me vdekjen.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›