E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davos, diskutohet problem i Karabakut

Davos - Është diskutuar në Davos të Zvicrës, edhe çështja e Karabakut, e parashikuar kjo në kontekstin e marrëdhënieve Turqi-Armeni. Ishte planifikuar që në panelin me temë (Loja e Madhe Përsëri) të takoheshin liderët e Turqisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, por presidenti i Armenisë, Sarkisjan nuk u paraqit duke dërguar në takim Ministrin e Jashtëm.

Në panel, morën pjesë edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev, Ministri i Jashtëm i Armenisë, Edvart Nalbantjan dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Motakki. Në panel u fol për problemet e Kaukazit dhe Azisë së Qëndrore dhe tema kryesore ishte marrëdhëniet Turqi-Armeni dhe Azerbajxhan-Armeni.

Erdoani, i cili me Sarkisjanin do të takohet privatisht në Davos, mesazhet e para i dha në këtë takim. Duke bërë të ditur gjestet e Turqisë në marrëdhëniet me Armeninë, ai theksoi se hapat pozitive që janë hedhur duhen sakrifikuar për punët e diasporës.

Edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev, bëri të ditur se problemi i Karabakut vazhdon ende. Alijev theksoi se Armenia, pavarësisht vendimeve ndërkombëtare, që prej 17 vjetësh mban të pushtuara tokat e Azerbajxhanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›