E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon tensioni Izrael-Gaza

Gaza - Megjithë armëpushimin e arritur në Gaza, Izraeli vazhdon të bombardojë tunelet në kufi me Egjiptin , kurse palestinezët vazhdojnë të hedhin raketa. Raketat e hedhura gjatë natës dhe në agim nga Gaza në drejtim të Izraelit nuk kanë shkaktuar vdekje apo plagosje në njerëz.

Sulmet i ka marrë përsipër një grup i varur nga AL Fatihu. Palestinezët mbrojnë mendimin se ata kundërpërgjigjen vrasjeve të dy palestinezëve që Izraeli shkaktoi megjithë armëpushimin e arritur.

Izraeli vazhdoi edhe mbrëmë të bombardojë tunelet që ndodhen në kufirin Egjipt-Gaza. Autoritetet izraelite bënë të ditur se reagimi ndaj vrasjes së ndonjë ushtari izraelit do të jetë shumë i ashpër.

Ndërkohë njoftohet se në zjarrin që ka rënë në tunelet ndërmjet Egjiptit dhe Gazës janë plagosur 4 palestinezë. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›