E Diel, 1 Nëntor 2026

Marnhac: Së shpejti nisim hetimet ndaj pretendimeve të Martit

div class="container box-24-expand">Marnhac: Së shpejti nisim hetimet ndaj pretendimeve të Martit05 Tetor 2011 13:44Madhësia e tekstit:AAATë tjera nga rubrikaStuhia e DraskovicitThaçi thotë se është keqinterpretuarKuçi: Procesi në veri, i vështirë, por i pandalshëmPjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, larg standardeve të kërkuaraLëvizja për Bashkim kërkon paratë me gjyq

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac bëri të ditur sot nga Tirana se së shpejti do të fillojnë hetimet rreth pretendimeve të ngritura nga eurodeputeti Dick Marti, sipas të cilit është kryer trafikim i organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë një konference të përbashkët për media me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, shefi i EULEX-it, shprehu falënderime për qeverinë shqiptare për mbështetjen që i ka ofruar EULEX-it për hetimet në lidhje me pretendimet e Martit.

Ai bëri të ditur gjithashtu se tashmë është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa theksoi se kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën.

“Mendoj se është në interes të gjithë rajonit, që këto hetime të dalin me përfundime të qarta”, theksoi Marnhac, ndërsa siguroi autoritetet shqiptare se EULEX-i është duke o punuar për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj.

Gjithashtu Xavier Bout de Marnhac dënoi edhe shpërthimin e sotëm në Mitrovicë, ndërsa theksoi se dhuna nuk është opsion i zgjedhjeve të problemeve, por vetëm dialogu duke nënvizuar se "përgjegjësit do të përballen me drejtësinë".

Ndërsa zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto ritheksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare, për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dik Martit.

Duke veçuar kontributin e EULEX në Kosovë, Haxhinasto deklaroi se qeveria shqiptare dhe institucionet e saj, janë të hapura dhe mbështetëse të një investigimi të plotë që të jetë konkluziv.

“Hetimi do të provojnë fallsitetin e pretendimeve dhe që ky kapitull të mbyllet një herë e përgjithmonë”, tha kryediplomati shqiptar.

Në këtë rast, Haxhinasto tha se qeveria shqiptare dënon aktet e dhunës në veri të Kosovës dhe mbështet rrugën e dialogut Serbi-Kosovë".

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›