E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Asis: Ronaldinjo për jetë te Milani

Silvio Berliskoni mund të qëndrojë i qetë për sezonin e ardhshëm: Ronaldino do të luajë për Milanin deri në fund të karrierës së tij. Lajmin e bëri të ditur vëllai-menaxher, Roberto de Asis: “Lidhja me klubin kuqezi është shumë e bukur”.

Juventusi, 30 milionë euro për Xhekon

Juventusi gjithmonë edhe më i përqendruar për të siguruar shërbimet e sulmuesit Edin Xheko (24 vjeç). Oferta e fundit e bërë në drejtim të Volsburgut për boshnjakun është rritur në 30 milionë euro. Klubi gjerman ka kërkuar 40 milionë euro.

Liverpuli, 17 milionë euro për Huntelarin

Liverpuli dëshiron Jan-Klas Huntelarin. Tabloidi anglez “The Sun” flet për një ofertë të mundshme nga ana e trajnerit Roj Hodgson, në shumën e 14 milionë sterlinave, rreth 17 milionë euro për të bindur Milanin për të lënë sulmuesin e tij.

Parma huazon Marko Rosin te Bari

I huazuar sezonin e kalaur te Sampdoria, Marko Rosi nuk do të rikthehet te Parma. Mbrojtësi 22-vjeçar është huazuar sërish edhe për një sezon tjetër, por kësaj radhe te Bari. Ish-lojtari i Shpresave të Italisë luajti 20 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë A.

Li Kerslej huazohet te Birmingam Siti

Ish-lojtari i Koventrit, Li Kerslej u rikthye si i huazuar te Birmingam Siti. Mesfushori ndërkombëtar irlandez nënshkroi për një vit. Lojtari 36-vjeçar luajti shtatë ndeshje sezonin e kaluar në Premier Ligë, ndërsa këtë vit do të luajë në Championship.

Henri shënon në golin e parë në SHBA

Në ndeshjen e tij të parë me ngjyrat e Nju Jorkut, Tieri Henri shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 kundër anglezëve të Totenhemi Spurs. “Pritja në stadium ishte gjeniale”, - tha francezi Henri. Miqësorja u ndoq nga 20 mijë shikues.

Roma, Baptista drejt Olimpiakosit

Roma mund të shesë Hulio Baptistën të Olimpiakosi në Greqi. Klubi italian ka kërkuar 6.5 milionë euro për brazilianin, i cili nga ana e tij ndodhet në Madridi për të kryer martesën. Nëse Baptista pranon destinacionin grek, atëherë Roma ka paratë për Burdison.

Mançester Junaitid blindon Vidiçin

Trajneri i Mançester Junaitid, Aleks Ferguson, dëshiron të blindojë mbrojtësin Nemanja Vidiç (29 vjeç) të kërkuara nga Reali i Madridit. Pas rinovimit të Uejni Runit, mbrojtësi serb mund të rinovojë kontratën për 90 mijë sterlina në javë.

Barcelona, Hleb drejt Anglisë

I kërkuar nga shumë skuadra në Europë, bjellorusi Aleksandër Hleb (29 vjeç) mund ta lërë përfundimisht Barcelonën për të luajtur në Angli. Ekipi i drejtuat nga Guardiola nuk e konsideron më titullar dhe kërkon ta shesë për të fituar para.

Titus Bramble transferohet te Sandërlendi

Titus Bramble (29 vjeç) është lojtari i ri i Sandërlendit (ish-skuadra e Lorik Canës). Ish-mbrojtësi i Uigan kaloi te “macet e zeza” për një shumë ende të pakonfirmuar. Trajneri Stiv Brjus e konsideron si një lojtar shumë të zotë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›