E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza shqiptare dhe suksesi maqedonas

Shqipëria u përfaqësua me tri skuadra në Ligën e Europës (Besa e nisi nga turi i dytë eliminator), por asnjëra prej tyre nuk ia doli të mbërrijë në turin e tretë. Laçi u eliminua në turin e parë nga bjellorusët e Dnepr Mogilev (1-1, 1-7).

Tirana pasi kaloi turin e parë kundër hungarezëve të ZTE-së (0-0, 1-0) u eliminua nga holandezët e Utrehtit (0-4, 1-1) në turin e dytë. Besa, fituesja e Kupës së Shqipërisë, u eliminua në turin e dytë nga grekët e Olimpiakosit (0-5, 1-6).

Përkundër këtyre statistikave të “errëta”, kontrasti vjen nga futbolli maqedonas. Për herë të parë dy skuadra maqedonase, Rabotniçki dhe Teteks, marrin pjesë në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës, një arritje historike. Madje Rapotniçki do të përballet me Liverpulin e famshëm në këtë tur, ndërsa Teteks do të sfidojë Elfsborgun suedez.

Gjithsesi, Shqipëria do të ketë lojtarët e saj në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës: Lorik Cana i Gallatasarajit do të luajë kundër OFK Beograd. Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu të Rapidit të Vjenës do të jenë kundër bullgarëve të Boreo Stara Zagorës. Admir Teli dhe Ansi Agolli të Karabagut në Azerbajxhan do të luajnë kundër polakëve të Visla Karkovës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›