E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majorka përjashtohet nga Liga e Europës

Majorka u rendit e pesta në sezonin e fundit të kampionatit spanjoll dhe e ka fituar automatikisht të drejtën për të marr pjesë më Evropa Lig.

Kontrolli disiplinor i UEFA-s ka shqyrtuar me hollësi dhe ka vendosur në Nijon të Zvicrës se skuadra e Majorkës ka probleme me dokumentacionin.

Në kontrollet e kryera skuadra spanjolle ka shkelur nenin 2.07 të rregullores pasi licenca e saj nuk është në përputhje me rregulloren e UEFA-s pasi klubi nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara.

Drejtuesit e Majorkës kanë vendosur të apelojnë vendimin në gjykatën sportive. Nëse skuadra e Majorkas nuk merr pjesë në Evropa Lig, në vendin e tyre do të jetë skuadra e Vijarealit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›