E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakult: Ja pse nuk luan Salihi

Rapidi i Vjenës, skuadra e Hamdi Salihit dhe Atdhe Nuhiut, u kualifikua për në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Hamdi Salihi e ndoqi nga bankina fitoren 4-2 kundër Suduvës. Trajneri Peter Pakult sqaroi momentin “jo” të sulmuesit shqiptar:

“Ai në të dyja ndeshjet (përfshirë dhe humbjen 4-0 me Insbrukun në javën e parë të kampionatin austriak) nuk ka bindur. Thjesht ka humbur shumë topa, dhe kur dikush te Rapidi dështon në çdo dyluftim, atëherë mund të shndërrohet në një problem”. Sulmuesi tjetër sulmuesi shqiptar, Atdhe Nuhiu, ende nuk i ka shijuar minutat e para me Rapidin.

Rapidi në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. do të përballet me fituesit e Kupës së Bullgarisë, Beroe Stara Sagora (ndeshja e parë në Sofje, ndërsa të dielën do të luajë në javën e dytë të kampionatit austriak me kryesuesit e Bundesligës, Viener Nojshtadt.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›