UEFA përjashton Majorkën në Liga e Europës

UEFA përjashtoi Majorkën nga e Europës edhe pse klubi spanjoll e kishte mbyllur sezonin e kaluar në vendin e pestë dhe kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë kompeticion. Shkak janë borxhet e klubi iberik që shkojnë te 60-70 milionë euro.
Presidenti i Ligës Franceze mbron Riberinë
Nëse Ferndan Dyshosoj, shefi i ardhshëm i Federatës Franceze të Futbollit, Rozelin Bashëlor, ministre e Sporteve, dhe Rama Jade, sekretar shteti për Sportet, janë shprehur qartë kundër thirrjes së Riberisë e Benzemasë në Kombëtare, presidenti i Ligës Franceze të Futbollit, Frederik Tiriez, është kundër kësaj ideje. “Nuk janë gjykatësit që bëjnë formacionin e Bluve”, - deklaroi ai. Franca, tashmë nën drejtimin e Lorent Blank, do të përballet me më Norvegjinë në miqësoren e 11 gushtit.
Nigeri, Lars Lagerbak refuzon rinovimin
Trajneri i Nigerisë gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut, Lars Lagerbak, refuzoi zgjatjen e kontratës në krye të “Supershqiponjave”. Lajmi u bë i ditur nga Federata Nigeriane e futbollit. Samson Siasia pritet të jetë pasardhësi i suedezit.
Francë, Loris: Greva, një gabim i madh
Portieri i Francës, Hugo Loris, e konsideroi një “gabim të madh” grevën e lojtarëve të Kombëtares franceze gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut. “Ishte një gabim i madh, mund të shkonim më larg. Gjermania, Holanda dhe Spanja kishin një grup të mirë”.
Dario Boneti, trajneri i ri i Zambias
Italiani Dario Boneti, ish-lojtar i Juves, Romës e Milanit, u emërua trajneri i ri i Zambias. Ai do të zëvendësojë francezin Herve Renard, i larguar për të drejtuar Angolën. Boneti, 43 vjeç, më parë ka drejtuar edhe Dinamon e Bukureshtit.
Erikson, pranë stolit të Fulhamit
Hipoteza për të parë Sven Goran Eriksonin në bankinën e Fulhamit duket gjithmonë edhe më konkrete. Pas “jo”-së së Martin Jolit (qëndroi te Ajaksi), media britanike shkruante se Erikson, ish-trajneri i Anglisë, mundë ulej në stolin e Fulhamit.
Sandor Egervari, trajneri i ri i Hungarisë
Sandor Egervari është trajneri i ri i Kombëtares së Hungarisë. Egervari zëvendësoi holandezin Ervin Koeman. Debutimi i tij në bankinë është fiksuar, më 11 gusht, kur Hungaria do të përballet në miqësoren me Anglinë në “Uembli”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 23 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili