Euro 2012 alarm racizmi
Ish-lojtari i Kombëtares angleze, Sol Kempbëll ka paralajmëruar tifozët e Anglisë që të mos ndjekin nga afër ndeshjet e Euro 2012, pasi janë të rrezikuar nga sulmet raciste dhe nga dhuna. Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Totenhemit, i cili ka luajtur 73 herë me fanellën e përfaqësueses, duke marrë pjesë në gjashtë turne madhorë deklaroi për programin “Panorama” të televizionit “BBC”: “Qëndroni në shtëpi, shikojini ndeshjet e Euro 2012 nga televizori, ishin fjalët e Kempbëll. Nuk ia vlen të rrezikoni, sepse mund të ktheheni në arkivol”.
Komentet e Kempbëll janë përhapur në të gjitha mediat britanike, ndërsa këto fjalë kanë ardhur vetëm pak orë pas konfirmimit të familjarëve të dy futbollistëve me ngjyrë të Anglisë, që prej frikës së racizmit nuk do të udhëtojnë për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian.
Vëllai i mesfushorit Teo Uallkot bënte të ditur se së bashku me babain ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Polonisë dhe Ukrainës, prej “sulmeve të mundshme raciste”, ndërsa edhe familjarët e lojtarit tjetër të Arsenalit, Aleks Okslejd Çambërlein ndryshuan planet dhe nuk do të jetë në Euro 2012.
Dokumentari i BBC-së ka zhvilluar një hetim për dhunën dhe racizmin në ndeshjet e futbollit në dy vendet organizatore. Aty kishte pamje filmike të disa fansave që bënin përshëndetje naziste, sulme verbale me britma majmunësh ndaj lojtarëve me ngjyrë, por edhe agresionin ndaj një grupi studentësh aziatikë në stadiumin “Metalist” të Kharkivit, ku Anglia do të luajë tre ndeshje në fazën e grupeve.
Mes të tjerave, Sol Kempbëll tha se UEFA nuk duhet të kishte lejuar asnjëherë që Polonia dhe Ukraina të organizonin aktivitetin kontinental, që nis më 8 qershor. “Nëse çështje të tilla nuk zgjidhen dhe nëse nuk ka përmirësime të dukshme, atëherë nuk meriton të organizosh një turne kaq të rëndësishëm”, deklaroi ish-lojtari.
Në diskutimet për racizmin dhe dhunën, një javë më parë, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ishte shprehur i bindur se në Euro 2012 nuk do të ketë racizëm.