Boterori 2014 stadiumi Marakana
Një grup brazilianësh indianë, të cilët jetojnë në godinën e papërdorur të Muzeut të Indianëve, ngjitur me stadiumin “Marakana”, rrezikojnë që të largohen me forcë nga shtëpia e tyre pas rikonstruktimit të të gjithë zonës rreth impiantit për Botërorin 2014.
17 personat, të fiseve të ndryshme nga i gjithë vendi, kanë bërë të ditur se jetojnë në godinën e braktisur që prej vitit 2006, kur muzeu u mbyll. Ky grup ka jetuar i pashqetësuar përgjatë këtyre gjashtë viteve në ndërtesën që ndodhet ngjitur me stadiumin e famshëm.
Megjithatë, me Kupën e Botës që po afron dhe me rikonstruktimin e impiantit dhe të gjithë zonës përreth, ata mund të humbasin shtëpinë, pasi në planimetrinë e punimeve është parashikuar që muzeu të shndërrohet në një vend parkimi për 10 mijë automjete.
Afonso Çamakiri, një prej anëtarëve të fisit të indianëve ka deklaruar se ata ende po presin një komunikim zyrtar nga autoritetet. Megjithatë, për momentin nuk është bërë e ditur asgjë në rrugë zyrtare se çfarë do të bëhet me godinën, apo edhe me fatin e personave që jetojnë aty.
“Kemi kërkuar ta kthejmë ndërtesën në një qendër indiane të kulturës, për të përfaqësuar këtë pjesë të kulturës braziliane. Jo vetëm nga njerëzit indigjene që jetojnë këtu, por nga të gjitha fiset e vendit. Gjithashtu kemi përgatitur edhe një program për Kupën e Botës dhe për Olimpiadat”, bëri të ditur Çamakiri.
Një të shtunë në muaj, ky komunitet organizon ditën e aktiviteteve indiane, ku gatuhen ushqime tradicionale, kërcehet, mësohet arti i pikturimit të trupit si edhe tregohen histori për vizitorët.