E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Presidenti i ri', Kush është Xhezair Zaganjori?

TIRANË- Kandidati për president të ri të vendit, i propozuar nga maxhoranca, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Prof.Dr. Xhezair Zaganjori ka lindur në Shkodër në vitin 1957.

I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981, ai nga ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i së Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”.

Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg, ndërsa në vitin 1991 u zgjodh anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.

Është autor i një sërë botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›