De Biazi: E tmerrshme që pësuam dy gola nga Islanda
TIRANE-Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi është parë në një gjendje thuajse të vrerosur pas humbjes së mbrëmshme ndaj Islandës. Ishte një ndeshje që Shqipëria duhet ta fitonte, por në të vërtetë gjithçka u shndërrua në një tragjedi për ekipin kuqezi. Tekniku italian në fund ka fajësuar edhe fatin e keq, ndërsa pranoi se kjo humbje është nga ato që nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. "Më duket e tmerrshme, e paimagjinueshme që kemi pësuar dy gola nga Islanda, - deklaroi De Biazi. - Ishte një ndeshje që nuk e luajtëm mirë dhe ku u ndëshkuam nga gabimet tona, por sërish më duket shumë e tepërt që të humbisnim. Për atë që dhamë në fushën e lojës them se meritonim më shumë, por ky është futbolli dhe tani na duhet të shohim përpara", shtoi ai. Trajneri italian nuk pranoi të fajësonte asnjë prej lojtarëve edhe pse, sipas tij, golat erdhën për shkak të situatave të studiuara që më parë. "Unë jam me mendimin që jemi ekip i ri dhe duhet të shohim përpara. Kjo humbje duhet të na shërbejë si mësim, por nuk është se luajtëm aq keq", u shpreh ai. De Biazi provoi kështu humbjen e parë në stolin kuqezi në ndeshje zyrtare.
Cana
I mërzitur në fytyrë, kapiteni Lorik Cana nuk gjente fjalë ta përshkruante humbjen e mbrëmshme. I vetëdijshëm se ekipi nuk luajti keq, por që për momentin është edhe i pafat, mesfushori është shprehur se Shqipëria është e tillë, pëson gjithnjë gola nga mënyra që nuk e pret. "Kemi pësuar dy gola siç i pësojmë vetëm ne. Nuk e di, por është e çuditshme si ndodhi kjo. Mund të them vetëm që jam shumë i hidhëruar, pasi mendoj se të paktën humbjen nuk e meritonim. Skuadra dha gjithçka në fushë, por shumë gjëra nuk shkuan siç i menduam. Tani duhet të shohim nga e ardhmja", tha kapiteni kuqezi.
Botërori
Në takimet e luajtura dje, spikat ndalesa e parë e Zvicrës, që në fushën e saj nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Norvegjisë. Golit të Gavranoviç në minutën e 79-të, iu përgjigj Hangeland dy minuta më pas. Ndërkohë, Italia ka marrë fitoren e dytë, në një ndeshje aspak të lehtë në Jerevan. Ndaj Armenisë, të kaltërit fituan 3-1, duke lënë pas zhgënjimin në takimin e parë ndaj Bullgarisë. Ndërkaq, fitore e thellë edhe për Spanjën, që mundi 4-0 Bjellorusinë në Minsk. Asnjë shans për vendasit, ndaj një ekipi realisht të frikshëm. Ndërkohë, Gjermania regjistroi një goleadë në Irlandë, në një ndeshje ku vendasit luanin pa futbollistët e tyre kryesorë.
(d.b/BalkanWeb)