E Diel, 1 Nëntor 2026

Perballja ne fushen e Bjellorusise spanjollet pa Spanjen

A mund të mendohet që publiku nuk mund të shohë dot kampionen e botës ndërsa luan futbollin e saj të shkëlqyer. Spanjollët nuk do të mundin ta ndjekin dot ndeshjen e kombëtares së tyre në Bjellorusi për shkak se asnjë televizion nuk e ka gjykuar të arsyeshme që të shpenzojë për të blerë të drejtën e transmetimit.
Në fillim u tërhoq televizioni publik, i cili nuk mund t’i lejonte vetes të nxirrte nga xhepi një sasi tepër të madhe eurosh pikërisht tani në kohë krize.
Në lojë hynë televizionet më të mëdhenj privatë, Kanal Plus, Mediaset dhe Tele 5, por kërkesat e kompanisë “Sportfive” ishin tepër të larta edhe për ta. Fillimisht, shifra arrinte në 3 milionë euro, por më pas u përgjysmua në 1.5.
Televizionet deklaruan se nuk mund të paguajnë më shumë se 700 mijë euro, diçka që u hodh poshtë kategorikisht nga “Sportfive”, sipas së cilës kjo dëmton jo vetëm lidhur me këtë ndeshje, por edhe lidhur me akordet e së ardhmes.
Pikërisht për këtë arsye, “Sportfive” pranon të humbasë 700 000 euro sot për të mos kompromentuar mundësitë e saj në të ardhmen, pasi në Minsk në 10 shtator 2013 shkon Franca, ndeshje prej së cilës kompania gjermane shpreson të përfitojë edhe atë që do të humbasë nga Spanja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›