Barcelona, klub ideal

Mesfushori Andres Iniesta ka thënë se Barcelona është klubi ideal për të derisa vazhdon të zhvillohet si futbollist, edhe pse kundërshtarët janë gjithnjë e më tepër të përgatitur në përballjet e tyre.
Reprezentuesi spanjoll ka dhënë një intervistë për magazinën zyrtare të klubit dhe u kërkua të shpjegojë depërtimin në mbrojtjet e ngjeshura kundërshtare duke ruajtur identitetin e lojës.
“Ekipet janë të përgatitura më mirë fizikisht dhe teknikisht. Futbolli ka ndryshuar faktikisht. Nuk kam dëshiruar të ndodhë kështu, sepse tani është më vështirë t’i befasoni kundërshtarët. Por, ne nuk e humbim kurrë talentin në futboll, kjo është e domosdoshme”, deklaroi Iniesta, i cili konfirmoi dashurinë e tij ndaj Barcelonës.
“Barcelona është klubi ideal për mua. Po ashtu stili i lojës së ekipit është atraktiv dhe i përshtatet karakteristikave të mia”, u shpreh ai.