E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi Eksperiment dhe rezultat

Vetëm pak orë përpara nisjes drejt Tbilisit, për miqësoren me Gjeorgjinë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka treguar zgjedhjet që ka bërë në skuadër, duke theksuar se kjo është vetëm nisja e rrugës së gjatë drejt ëndrrës për kualifikimin në botëror. Tekniku kuqezi kërkon nga lojtarët, praktikimin e futbollit total, por mbi të gjitha që të jenë skuadër
Vetëm pak orë përpara nisjes drejt Tbilisit, ku Shqipëria do të zhvillojë në 29 shkurt miqësoren me Gjeorgjinë, trajneri Xhani De Biazi ka folur për zgjedhjet që ka bërë, duke e cilësuar këtë një rrugë që duhet ta çojë Kombëtaren kuqezi larg, mundësisht në Botërorin 2014.
“E nisim aventurën nga kjo ndeshje e parë miqësore me Gjeorgjinë. Një rrugë që duhet të na çojë larg, në tentativën për tu kualifikuar në botëror. Kjo për ne është një provë e parë për të vlerësuar lojtarët dhe mundësitë. për mua ndeshja e së mërkurës më shërben kryesisht për të marrë përgjgije nga fusha, në pikëpamjen taktike dhe teknike të lojtarëve. Jemi munduar të bëjë edhe disa eksperimente, për të vëzhguar lojatarë që ende nuk kishin luajtur më parë në Kombëtare, si Çani, Zadiku e Zeqiri. Së bashku me bashkëpunëtorët e mi kemi udhëtruar shumë, kemi sfiduar kushtet atmosferike, por nuk u frenuam pasi kishim një objektiv dhe duhej të vëzhgonim sa më shumë lojtarë që të ishte e mundur. Përsa i takon Gjeorgjisë e kemi studiuar gjërë e gjatë, pikat e saj të forta dhe të dobëta. Tani ne do të përpiqemi të vlerësojmë se si do të jetë paraqitja jonë në këtë ndeshje të parë”.
Sipas De Biazit rezultati në Gjeorgji ka shumë rëndësi, ndërsa tekniku 55-vjeçar thekson se gjatë këtyre viteve do të synohet të arrihet ajo që më parë nuk është realizuar.
“Preferova të grumbulloja lojtarë që aktivizoheshin dhe janë në formë të shkëlqyer. Megjithatë, për mua gjithmonë ka rëndësi rezultati. lojtarët duhet ta kenë të qartë se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, si të gjitha të tjerat, nga e cila unë kërkoj përgjigje. Të gjithë lojtarët që janë në Kombëtare, duhet të bëjnë maksimumin për të nderuar fanellën që përfaqësojnë, sepse pas një fanelle ka gjithmonë një komb të tërë që shpreson. Duhet të jemi të përqendruar për të punuar më mirë në aspektin difensiv. Ky nuk është problem vetëm i mbrojtjes, por të përmirësohemi si skuadër. të jemi më kompaktë, të sulmojmë me shumë lojtarë, por edhe të mbrohemi me sa më shumë forca. pastaj duhet të qarkullojmë më shpejt topin. Por, pikë së pari duhet të jemi skuadër: të mbrojmë me 11 lojtarë dhe të sulmojmë me 11 nëse është e mundur. Por me ekuilibër dhe inteligjencë”.
Trajneri De Biazi ka theksuar se do të përpiqet të marrë më të mirën nga lojtarët, duke lënë të hapur derën për ata që nuk do të luajnë në këtë miqësore. Ai nënvizoi se përveç kualitetit, futbollistët duhet të dinë të krijojnë grup dhe të luajnë si skuadër, ndërsa pyetes se presidenti I FSHF-së, Duka kërkonte 8 pikë në 4 ndeshjet e para, iu përgjigj me batutën “mendojna se donte më tepër”, duke nxitur të qeshura tek të pranishmit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›