Tjeter dopiete e Besart Berishes

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në kampionatin elitar në Australi, duke bërë që golat e tij të mos përbëjnë më lajm të bujshëm. Ish-sulmuesi I Kombëtares shqiptare e ka kthyer në zakon golin dhe ai nuk ka zhgënjyer as në ndeshjen e radhës, që Brisbejn Roar fitoi 3-0 në fushën e Perth Glorit.
Berisha ka dhënë asistin e golit të parë, të realizuar mga Silva në të 21-ën dhe realizoi dy gola në harkun e 3 minutave, duke u shndërruar në protagonistin absolut të skuadrës së tij.
Në të 59-ën, 26-vjeçari dyfishoi rezultatin, ndërsa në të 62-ën ai vulosi fitoren 3-0 të Brisbejnit, që luajti për 25 minuta në inferioritet numerik, megjithatë kjo nuk e kompromentoi rezultatin e takimit.
Me dopietën e së shtunës, Besart Berisha ngjitet në kuotën e 17 golave të realizuar në 23 javë të kampionatit Australian, ndërsa pas këtij suksesi të radhës, Birsbejni konsolidon vendin e dytë në “A-League”, me 41 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Sentrëll Kost.
Ish-sulmuesi I Hamburgut dhe Arminias në Gjermani vazhdon të mos grumbullohet në Kombëtare, ndërsa së fundmi ai ka bërë të ditur se nuk do ti përgjigjet ftesës, për shkak të distancës së madhe dhe udhëtimit rreth 2 ditë e gjysmë për impenjimet ndërkombëtare.