E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi 20 milione euro Guardioles

Në pritje për të njohur të ardhmen e Klaudio Ranierit, Masimo Morati vazhdon të ëndërrojë trajnerin e sezonit të ardhshëm. Ai është Pep Guardiola. Presidenti I Interit, dëshiron t’ia besojë stolin trajnerit aktual të Barcelonës.
Madje, që kjo most ë mbetet thejsht një ëndërr, sipas gazetës spanjolle “Marca”, drejtuesi i klubit zikaltër ka gati një ofertë të parezistueshme: 20 milionë euro në vit për Guardiolën, plus mundësinë për të vazhduar të punojë me stafin që ka në “Kamp Nou”.
Oferta stratosferike është një arsye e fort për të besuar se drejtuesi I stolit “blaugrana” mund të transferohet në Milano dhe të marrë drejtimin e Interit. Në radhët e klubit italianë janë optimistë se mund të gjendet një marrëveshje, mbi të gjitha prej faktit se Guardiola vazhdon ta zvarritë çështjen e rinovimit te Barça.
Sipas të përditshmes madrilène, Morati, është I gatshëm të bëjë gjithçka për të marrë trajnerin. Megjithatë, për momentin Pep i ka kërkuar menaxherit të tij, Hoze Maria Orobtig, që të mos zhvillojë negociata me asnjë klub tjetër.
Ai kërkon pak kohë të mendohet. Kjo edhe për faktin se përveç Interit, një alternativë është Çelsi në kampionatin anglez, por nuk përjashtohet as mundësia që Pep të marrë një vit pushim, pasi ka fituar praktikisht gjithçka me Barcelonën.
Ndërkohë, zikaltërit po vlerësojnë me kujdes pozitat e Ranierit. Me një disfatë në fushën e Napolit, trajneri do të shkarkohej dhe në pritje të Guardiolës, stoli do ti besohej përkohësisht Luis Figos dhe Bepe Barezit, ndërsa një alternativë është edhe Valter Zenga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›